Vendosni fjalën kyçe....

Gent Gazheli nuk është më ambasador në Turqi, Ministria e Jashtme propozon zëvendësuesin


Gent Gazheli nuk është më Ambasador në përfaqësinë diplomatike në Turqi.

Disa ditë më parë u fol për një dorëheqje e cila nuk u zyrtarizua nga Ministria për Evropën dhe Politikën e Jashtme (MEPJ).

Tashmë zyrtare është vetëm se me propozimin e MEPJ për Komisionin e Politikës së Jashtme ditën e nesërme do ketë një seancë dëgjimore për emërimin në vend të Gazhelit të diplomatit Kastriot Robo.

Kërkesa nga MEPJ është bërë që prej datës 22 tetor.

Për Gent Gazhelin, emisioni Le Iene në Itali pati akuza se nuk ishte përgjigjur për të ndihmuar në rastin e Alvin Berishës për ta rikthyer nga kampi i Al Hol në Siri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *