Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Takimi i Ohrit mund të shtyhej, dihej që Kosova nuk do merrte pjesë


Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti në një intervistë për emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report TV deklaroi se samiti i Ohrit u bë me ngutje pasi dihet që Kosova nuk do merrte pjesë.

Më tej ai deklaroi se takimi i Ohrit mund të spostohej, që të merrnin pjesë të gjitha qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Së pari besoj që Samiti i Ohrit, apo mbledhja e dytë e kësaj vale të re nuk është dashur që të mbahet. U mbajt takimi i parë, u tha se në Ohër do të vijnë të gjithë, por nuk shkoi Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja patën përfaqësim simbolik. Kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe i Ohrit. Ishte e gabueshme dhe e pa shpjegueshme ngutja që me doemos tani të mbahet tani kjo mbledhje në Ohër, kur dihet se Kosova nuk do të marrë pjesë.

Çfarë do iniciativa duhet ti bëjë vendin parimit të reciprocitetit që do të zbatojë qeveria e re e Kosovës. Edhe LDK-ja edhe unë, gjithsej 2/3 e shqiptarëve të Kosovës kanë qenë për reciprocitet me Serbinë. Do të mbledh qeverinë për ta diskutuar këtë gjë dhe me shoqatat dhe organizatat, unionet për të parë se çfarë dobie kanë për Kosovën? Duhet ta shohim. Kemi nevojë që ta bëjmë një diskutim të tillë me biznesin dhe shpresoj që Rama ta ketë bërë me biznesin në Shqipëri”-deklaroi Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *