Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi zgjedh 2 anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese


Kuvendi ka zgjedhur Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin si anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese. Pas një seance dhe diskutimesh të gjata, deputetët socialistë zhvilluan një mbledhje urgjente në Kuvend.

Në përfundim të saj, kreu i Kuvendit, Ruçi, deklaroi se procedurat për zgjedhjene  dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese ishin konform ligjit duke vijuar me votimin.

Elsa Toska u votua e para si anëtare e Kushtetueses duke marrë 105 pro dhe 2 kundër. Pas saj u zgjodh edhe Fiona Papajorgji, për të cilën votuan pro 105 deputetë ndërsa kundër votuan 3.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *