Templates by BIGtheme NET

Protestat e dhunshme në Hong Kong, plagosen dy persona gjatë konflikteve

Dy persona janë në gjendje kritike pas një tjetër dite protestash të dhunshme në Hong Kong. Një protestues u plagos të hënën në mëngjes kur u qëllua nga një distancë e afërt nga një oficer policie.

Ai ishte personi i tretë që qëllohet nga policia që kur protestat nisën 24 javë më parë. Më vonë, të hënën, një mbështetës i Pekinit u spërkat me lëndë djegëse dhe iu vu flaka pasi argumentoi me protestuesit, që po kërkojnë demokraci më të gjerë dhe përgjegjësi për policinë në Hong Kong.

Drejtuesja e territorit Carrie Lam, duke folur për gazetarët, paralajmëroi protestuesit se nuk do të arrinin të plotësonin kërkesat e tyre. “Ne nuk do të ndalemi deri në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve që do ti japin fund dhunës në Hong Kong”, tha ajo.

Përleshje pati mes protestuesve dhe policisë që qëlloi me plumba gome dhe përdori edhe gazin lotsjellës. Madje ky i fundit u lëshua edhe në distriktin qendror të biznesit, diçka e rrallë kjo gjatë orëve të punës në një ditë jave. Dhuna e të hënës pason një fundjavë përkujtimoresh dhe protestash pasi një student 22 vjeçar humbi jetën të premten.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*