Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër projekt i kopjuar? Stadiumi ynë i ri kombëtar identik me një tjetër në Meksikë (FOTOT)


Stadiumi “Arena Kombëtare” që tashmë ka marrë emrin “Air Albania Stadium” nuk qenka edhe aq origjinal, pasi është identik me një një stadium në Meksikë.

Gazeta spanjolle “As” shkruan se stadiumi në Tiranë, është “binjak” me shtëpinë e Djajve të Kuq të Toluca “Nemesio Diez”.

Dy stadiumet sipas gazetës, kanë një pamje të brendshme dhe të jashtme të ngjashme. I vetmi ndryshim mes dy stadiumi është përsa i përket kapaciteteve.

Në vitin 2017, menaxheri i ekipit meksikan rimodeloi stadiumin për të festuar 100-vjetorin e klubit meksikan, duke rritur kapacitetin nga 27,000 deri në 30,000 tifozë, dhe një rimodelim total i fasadës kryesore.

Ndërsa shtëpia e tanishme e kombëtares shqiptare ka një kapacitet prej 22.500 spektatorësh dhe ndërtimi i saj përfundoi në fillim të këtij muaji.

Projektet e qeverisë vitet e fundit, kanë rezultuar shpesh herë punime joorigjinale por të kopjuara nga vendet e tjera. I tillë ishte projekti për aeroportin e ri të Kukësit, i cili ishte identik me një aeroport në Gjeorgji (lexo këtu). Ky projekt nuk është vënë ende në zbatim, pavarësisht premtimeve të Ramës se brenda vitit do nisnin punimet për këtë aeroport.

Edhe  projekti i Teatrit Kombëtar i Bjarke Ingels, rezultoi që ishte plagjiaturë e projektit të studios ukrainase “Forma” për Operan e Busanit në Korenë e Jugut, projekt që kishte fituar çmimin e tretë në konkurs duke u skualifikuar./Hashtag.al

AIR ALBANIA STADIUM

NEMESIO DIEZ


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *