Templates by BIGtheme NET

Beteja e fundit për banesat – Policia rrethon Astirin, shoqërohen dhjetëra banorë, ka të lënduar

Sot banorët e Astirit kanë betejën e tyre të fundit në mbrojtje të banesave. E gjithë zona është rrethuar nga forca të shumta policie, pasi IKMT ka nisur aksionin për shembjen e banesave.

Mes policisë dhe banorëve ka patur përplasje dhe dhjetra qytetarë janë shoqëruar në polici.

Mes personave të shoqëruar kanë qenë kryesisht gra, të cilat më herët thanë më herët se do të bënin qendresë në mbrojtje të banesave të tyre.

Ka patur disa të plagosur por nuk është konfirmuar ende numri i tyre. Një person ka qëndruar gjatë në rrugë, pasi ambulanca ka vonuar për t’i dhënë ndihmën e parë./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*