Vendosni fjalën kyçe....

Gazeta Express: Bushati ose Surroi mund të marrin ministrinë e jashtme të Kosovës


Expressi i Kosovës shkruan se Ditmir Bushati po përflitet në qarqet e koalicionit të ardhshëm mes Vetëvendosjes dhe LDK-së si ministër i jashtëm në këtë qeveri.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, që ka qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës po spekulohet se është një nga emrat në radarin e Vetëvendosjes dhe LDK-së për ta emëruar në krye të diplomacisë”-shkruan Express.

Ditmir Bushati u zëvendësua nga kryeministri Rama me Gent Cakajn i cili është edhe qytetar i Kosovës.

Për pozitën e ministrit të Jashtëm në Kosovë se fundmi është përmendur edhe publicisti Veton Surroi, i cili gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit, ka dalë në përkrahje të partive opozitare, LDK-së e VV-së.

Gjatë deklarimeve të mëhershme edhe Vjosa Osmani është përfolur për të qenë ministre e jashtme por në deklarimet e saj ajo nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Nuk e kam marrë këtë vendim. S’mundem me kundërshtu njëherë. Ata në disa intervista kanë insitu dhe për ministre të jashtme. Nuk kanë lënë pozitë pa përmend. Pavarësisht kësaj, më duhet me mendu si mund të ndihmoj vendin tim në radhë të parë, pastaj koalicionit dhe përfaqësimit sa më të mirë të LDK’së’’- ka thënë Osmani në emisionin Pressing.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *