Templates by BIGtheme NET

Klubi argjentinas dhuron spektakël për të festuar rihapjen e stadiumit pas 14 vitesh (Video)

Klubi argjentinas i futbollit, Estudiantes de La Plata, organizoi një shfaqje fantastike për të festuar rikthimin në stadiumin shtëpiak pas një mungese 14-vjeçare.

Estudiantes u kthye në ‘Luis Hirschi Stadium’, ku klubi luajti mes viteve 1907 dhe 2005 para se të mbyllej për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Tifozët dhe klubi përuruan stadiumin e tyre të rinovuar duke dhënë një shfaqje të jashtëzakonshme me një luan gjigant të zjarrtë holografik.

Performanca madhështore u organizua të premten e kaluar para ndeshjes së Superligës së Argjentinës mes Estudiantes e Talleres.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*