Templates by BIGtheme NET

Laburistët në Angli bien pre e sulmeve kibernetike për herë të dytë

Partia më e madhe e opozitës në Britani, ajo Laburiste është bërë sërish objekt i një sulmi kibernetik gjatë ditës së martë, i dyti i llojit të tij në dy ditët e fundit. Sipas zëdhënësit të Partisë Laburiste një operacion për rritjen e sigurisë ka nisur për të mbrojtur platformën online pas tentativës së radhës për të dëmtuar shërbimet e saj në internet.

“Ne jemi duke përmirësuar sigurinë tonë për të mbrojtur platformën, kështu që përdoruesit mund të hasin disa ndryshimet. Po përballemi me këtë gjë me shpejtësi dhe eficiencë”, u shpreh zëdhënësi i Laburistëve.

E gjithë kjo përpjekje për të nxjerrë offline faqen e Laburistëve bëhet vetëm disa javë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit. Sipas burimeve ende nuk dihet se kush janë hakerat apo programuesit, por është e qartë që nuk bëhet fjalë për një sulm nga jashtë Britanisë.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*