Vendosni fjalën kyçe....

“E dija që Messi do më dedikonte një ditë një tatuazh” – Komediani britanik thumbon argjentinasin


Aktori britanik, Noel Fielding, ka thumbuar yllin e Barcelonës, Lionel Messi, për tatuazhin me pamjen e nënës së tij në shpatull duke thënë se ai i ngjason shumë atij.

Messi është një entuziast i shënuar i tatuazheve pasi ka mbuluar copëza të trupit të tij me vepra arti, duke përfshirë një dekorim gjigant në këmbën e tij, por tatuazhi i vetëm në shpinë kapi vëmendjen e Fielding pas pamjeve të Mesit pa bluzë pas fitores 4-1 të Barcelonës kundër Celta Vigos.

Nga një distancë dhe në llojin e duhur të ndriçimit dritës, tatuazhi tregon pamjen e një figure me flokë të gjatë, e cila sipas Fielding i ngjason aktorit.

‘Unë gjithmonë e dija se Messi do të bënte një tatuazh me pamjen time në shpinë një ditë’ shkroi Fielding.

Tatuazhet e Messit gjithashtu përfshijnë përkushtime për fëmijët e tij. Ai gjithashtu ka një tjetër kushtuar gruas së tij dhe dashurës së fëmijërisë, Antonella Roçuzzo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *