Templates by BIGtheme NET

Si lojtar Lampard s’shkonte në stërvitje në kohë, si trajner cakton listën me gjoba të majme ndaj lojtarëve

Frank Lampard e ka çimentuar reputacionin e tij si lojtar në aftësinë e tij për të arritur vonë në stërvitje, por rezulton se ai është një menaxher i mirë si trajner për sa i përket kërkimit të përpikmërisë nga lojarët e tij.

Tekniku i Çelsit ka vendosur një kod të rreptë disiplinor te londinezët ku përfshihet një listë gjobash të varur në murin e klubit. Nëse një lojtar nuk është në fushë në kohën kur fillon seanca stërvitore gjobitet me 20 mijë stërlina gjobë.

Ata që vijnë vonë në mbledhjet e ekipit mund të presin që të gjobiten me një shumë prej 500 stërlinash në minutë dhe ata që nuk janë në kohë për trajtim, kontrolle mjekësore ose për të hipur në autobus për t’u nisur për në ndeshje do gjobiten me 2.500 stërlina.

Telefonat që bien gjatë një takimi në ekip ose vakti do u kushtojë lojtarëve të ekipit 1.000 stërlina.

Gjobat monitorohen dhe mblidhen nga stafi trajnues i Lampard dhe dyfishohen nëse nuk paguhen brenda 14 ditësh, me të gjitha fondet që shkojnë drejt bamirësisë dhe aktiviteteve të ekipit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*