Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç vazhdon “diplomacinë bllokuese” ndaj Kosovës: As këtë nuk futet në UNESCO


Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, vazhdon “diplomacinë bllokuese” kundër Kosovës. Në një deklaratë për mediat sot, Vuçiç ka thënë se Kosova nuk do të futet në UNESCO as këtë vit dhe as tjetrin.

“Ne kemi krijuar kontakte të mira dhe është e vështirë që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s, tani apo vitin tjetër”, është shprehur Vuçiç.

Më tej Vuçiç ka thënë se shtetet ndërkombëtare duan një rol mbizotërues në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ndërkohë që ka pohuar se “ne e kemi parë që edhe SHBA-të e duan atë në një farë mënyre, por ajo që unë nuk kam parë është thelbi.”

“Kur pyes gjithçka, dëgjoj akte të panumërta teknike nga të gjithë, por në thelb pak”, është shprehur Presidenti i Serbisë, për mediat vendase.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *