Templates by BIGtheme NET

Arta Vorpsi bën betimin te noterja, jo te presidenti: Tani jam anëtare e Gjykatës Kushtetuese

E emëruara e KED-së për Gjykatën Kushtetuese, Arta Vorpsi ka bërë betimin te një notere në vend që ta bënte para presidentit të Republikës.

Presidenti Ilir Meta la të kuptohet se nuk do ta thërriste Vorpsin për betimin me argumentimin se KED ka shkelur procedurat dhe Kushtetutën, e kështu ajo ka vendosur ta bëjë këtë te një notere.

Para noteres Miranda Xhelmançe, Vorpsi ka deklaruar: “Me vullnetin dhe gatishmërinë për të ushtruar menjëherë funksionin e gjyqtarit kushtetues dhe me dorën e vendosur në Kushtetutë, betohem: Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.”

Me betimin e noteres janë njohur institucionet si Presidenti, KED dhe Gjykata Kushtetuese./ Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*