Templates by BIGtheme NET

Flet noterja ku Arta Vorpsi u vetëdeklarua anëtare e Kushtetueses: S’marr atributet e presidentit

Pas vetëdeklarimit të Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese pas “betimit” te noteri, ka folu drejtuesja e zyrës ku është firmosur deklarata e Vorpsit.

Miranda Xhemalçe tha për mediat se ndaj Vorpsit kishte bërë detyrën siç do e bënte ndaj çdo qytetari.

Ajo tha se nuk ka marrë atributet e presidentit dhe se Vorpsi mund të kishte vajtur te çdo noter tjetër për aktin e saj.

‘Unë bëra detyrn time si për çdo qytetar konform ligjit. Vorpsi legalizoi dhe firmosi mbi deklaratë. Unë vërtetoj që ka ardhur këtu, nuk bëj emërime. Unë legalizoj firmën e Arta Vorpsit, nuk bëj më shumë. Nuk marr atributet e presidentit. Ajo mund të shkonte te çdo noter tjetër.’ – tha ndër të tjera Xhemalçe.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*