Templates by BIGtheme NET

Ibra përshëndet tifozët si Jul Cezari: Erdha, pashë, pushtova. Tani ikni e shihni sërish bejzboll

Sulmuesi suedez i LA Galaxy ka njoftuar largimin nga klubi amerikan. Por ajo që ra në sy ishte mënyra tipike egoiste e përdorur nga sulmuesi tashmë 38 vjeçar.

Kontrata e Ibrës skadon në fund të vitit dhe lojtari po sheh mundësinë ta mbyllë karrierën në një kampionat të rëndësishëm në Europë. Ibrahimoviç i falenderoi tifozët për mbështetjen dhe i këshilloi që tani e tutje mund të kthehen të shohin sërish bejzboll.

Lojtari shënoi 53 gola në 58 paraqitje në të dy sezonet me klubin amerikan.

‘Erdha, pashë, pushtova’  – shkroi ai në ‘Instagram’.

‘Faleminderit @lagalaxy që më bëri të ndjehem i gjallë përsëri. Për tifozët e Galaxy – keni dashur Zlatanin, ju dhashë Zlatanin. Ju jeni të mirëpritur. Historia vazhdon, tani kthehuni për të parë bejzboll.’

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*