Templates by BIGtheme NET

Klevis Balliu: Sonte në darkë ju tregoj provat se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, ka deklaruar se sonte në mbrëmje do të publikojë prova për të treguar se cilët janë “hajdutët e vërtetë të pronave” në Shqipëri, sikurse shprehet ai.

“Shqetësimi im sot dhe i gjithë PD-së është me banorët dhe qytetarët e dhunuar, për të cilët do të mbahet përgjegjësi. Banorët do të jenë të Gjykata penale.

Këto filmat e këtyre as na trembin asnjë gjë. Këta tregojnë që janë në përpëlitjet e fundit. S’dinë ç’bëjnë, s’dinë kë sulmojnë, sdinë kë dhunojnë. Janë gjuajtur me gurë gra në moshë, fëmijë, nga policia. S’ka ndodhur kund në botë. Është hedhur gazlosjellës brenda banesës ku janë helmuar qytetarët. Këta i quajtnë pronash. Po jua them tani, sot në darkë do të shihni disa prona dhe dokuemnte se kush janë hajdutët e pronave në Shqipëri.

Do ju them unë se ku. Sot do t’i shikoni. Këtu gjithçka ndodh. Ata shkuan për t’i vrarë atje. Këtu s’ka lidhje prova. S’po na çon ligji nëpër gjykata, po na çon Rama. “, thotë Balliu.

Ish-deputeti i bëri këto deklarata jashtë ambienteve të Prokurorisë së Tiranës, ku ishte thirrur për akuzat e ngritura ndaj tij mbi bllokimin e rrugës te zona e Astirit gjatë protestave.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*