Templates by BIGtheme NET

Nesër seancë e Jashtëzakonshme në Kuvend

Pas zhvillimeve të fundit, Kuvendi ka thirrur ditën e nesërme në orën 10:00 të paradites një seancë të jashtëzakoshme plenare.

Sipas BalkanWeb, në rendin e ditës do të jetë dekreti i Presidentit për caktimin e Marsida Xhafellarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, që maxhoranca nuk e pranon.

Listën e KED-së e kryesonte Arta Vorpsi dhe ky institucion dhe maxhoranca, argumentojnë se ka kaluar afati 39 ditor i presidentit për t’u shprehur mbi kandidatët. Ditën e djeshme, presidenti Meta deklaroi se zgjedhja e Marsida Xhaferllarit nga ana e tij për Gjykatën Kushtetuese nuk ka qenë jashtë afateve.

Ai e argumentoi qëndrimin e tij se në Kushtetutë nuk ka një afat për Presidentit për zgjedhjen e kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese.

Emri që ka çuar në një përplasje mes Presidencës dhe KED-së, është ai i kandidates Arta Vorpsi. Pasi presidenti la të kuptohet se nuk do e thërriste për betimin, Vorpsi u betua sot si anëtare e Gjykatës Kushtetuese  tek një notere në vend të presidentit.

Për këtë ka patur një reagim nga zëdhënësi i presidentit, i cili tha me ironi se Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja apo dhe tek parukierja, por ai njeh vetëm ligjin dhe Kushtetutën.

Marsida Xhaferllari

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*