Templates by BIGtheme NET

Taulant Xhaka: Nuk e refuzova unë Kombëtaren, për të jap dhe jetën

Taulant Xhaka ka reaguar lidhur me lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit, se ai ka refuzuar kombëtaren. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Xhaka u shpreh i habitur me mungesën e informacionit dhe mënjanimin nga kombëtarja.

Ai tha se për Kombëtaren është i gatshëm të japë edhe jetën, por atë e kanë lënë në listën e pritjes pa i dhënë as më të voglin shpjegim. “Dua që ta dijë i gjithë populli shqiptar se kjo që është thënë dhe shkruar sot (dje) nëpër rrjete sociale dhe ajo që thonë ata, nuk është aspak e vërtetë. Unë për fanellën dhe për flamurin kombëtar jap edhe jetën.”, thotë ai.

Prej disa ditësh në rrjet qarkullon lajmi se Xhaka ka refuzuar të luajë për kombëtaren, e madje se trajneri Reja po has vështirësi për të gjetur dikë për ta zëvendësuar, por mesa duket e vërteta e Xhakës nuk qenka kështu.

INTERVISTA

Xhaka, pse nuk jeni në grumbullim me Kombëtaren?

Nuk jam sepse kam dëmtim muskulor. Në ndeshjen e fundit që kisha, mora një dëmtim.

Pra, bëhet fjalë për dëmtim dhe jo një refuzim të Kombëtares?

I pashë disa komente të tilla, lidhur edhe me këtë pyetje se unë e paskam refuzuar Kombëtaren.

Edhe trajneri e përmendi…

Edhe trajneri Reja tha që e kam refuzuar Kombëtaren. Kjo nuk është aspak e vërtetë!

Cila është e vërteta?

Dua që ta dijë i gjithë populli shqiptar se kjo që është thënë dhe shkruar sot (dje) nëpër rrjete sociale dhe ajo që thonë ata, nuk është aspak e vërtetë. Unë për fanellën dhe për flamurin kombëtar jap edhe jetën.

Taulant, po thoni disa herë që nuk është e vërtetë. Sipas jush, cila është e vërteta?

Edhe herën e parë që unë isha në listën e pritjes, asnjë person, as trajneri, nuk më ka telefonuar apo shkruar për të më thënë se si është puna rreth kësaj zgjedhjeje. Këto janë gënjeshtra dhe pallavra. Më falni që shprehem kështu! Por, unë për këtë fanellë e për këto ngjyra kam dhënë shumë. Kam dhënë maksimumin tim. Nuk mundet që të ma humbasë askush këtë emër.

Pse mendoni se ju lënë në listën e pritjes dhe nuk jeni pjesë e listës bazë?

Shikoni, po e bëj të gjithë këtë shpjegim, sepse pashë shumë gjëra të pavërteta nëpër rrjete nga njerëz, me komente e shumëçka të pavërteta. Reja duhet ta pyesë veten më shumë pse më lë mua në listën e pritjes. Dy herë. Unë personalisht po luaj çdo ndeshje me Bazelin, plus po luaj edhe në Europa Ligë që do të kemi edhe një raund tjetër në vazhdim.

Trajnerin e kam dëgjuar të thotë se ftesën do ta marrin ata që luajnë në ekipe dhe unë nuk e kuptoj. Gjithsesi, nuk është problemi im në këtë pikë. Unë e dua Kombëtaren dhe jam me gjak dhe me fis shqiptar. Gjithmonë! Nuk mundet askush të ma humbë këtë gjë. Jam lënë në listën e pritjes pa marrë as më të voglin shpjegim. Fare. Ama mendoj se nuk mund të humbasë respekti për ata që kanë një kohë të caktuar në Kombëtare…

VINI RE: Kjo intervistë është pronë intelektuale e Panorama Sport

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*