Vendosni fjalën kyçe....

Maxhoranca miraton rezolutën e vet për Gjykatën Kushtetuese


Kuvendi  ka votuar me 97 vota pro një projekt-rezolutë që erdhi pas dekretit të presidentit Ilir Meta për emërimin e Marsida Xhaferllarit në vend të Arta Vorpsit.

Përmes kësaj rezolute, mxhoranca argumenton pse presidenti Ilir Meta gaboi me dekretin për Marsida Xhaferllarin si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, ndësa merret angazhimi për të rishikuar legjislacionin me arsyetimin se kështu zgjidhet ky ngërç.

Përmes rezolutës, Kuvendi e konsideron nul dekretin e presidentit dhe kërkon që ai mos të zbatohet. 

Kur mori fjalën në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Kuvendi angazhohet “të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit”.

Kuvendi i ka kërkuar Komisionit hetimor shqyrtimin e kërkesës së 55 deputetëve të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës që të përmbyllë punën e tij brenda afatit të caktuar në vendimin e Kuvendit datë 03.10.2019, si dhe të marrë në konsideratë gjatë punës së tij edhe këtë situatë të krijuar nga Presidenti në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.


Rregjistrohu
Më njofto
guest
0 Komente
Reagimet
Shikoni të gjitha komentet