Templates by BIGtheme NET

“Formula 1” shpalos planin që do revolucionarizojë sportin e garave me makina

‘Formula’ 1 ka njoftuar një plan të ri 10-vjeçar për të ‘ndryshuar fytyrën e sportit’ duke e kthyer atë në një veprimtari ku nuk do çlirohet apo do çlirohet shumë pak dioksid karboni. Plani pritet të përfundojë deri në vitin 2030.

Sporti është përballur me kritika në rritje për prodhimin e tij aktual vjetor prej 255,000 tonësh dioksid karboni.

Vetëm 0.7% e emetimeve të ‘Formula 1’ vijnë nga makinat në pistë, me pjesën më të madhe të gjurmës së karbonit të këtij sporti, duke përjashtuar udhëtimin e tifozëve, që vjen nga stafet dhe pajisjet që udhëtojnë në garat nëpër botë.

Ekipet do të përpiqen të zvogëlojnë numrin e njerëzve që udhëtojnë në secilën garë, në vend të kësaj duke përdorur teknologji të përmirësuar të komunikimit për të lejuar strategët dhe analistët të punojnë nga distanca me satelitë.

‘Formula 1’ gjithashtu dëshiron të rrisë përdorimin e udhëtimit hekurudhor i një mënyrë për të zvogëluar udhëtimet ajrore.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*