Vendosni fjalën kyçe....

Kosovë-Angli nis pas pak, publikohen formacionet e mundshme


Kosova do të presë mbrëmjen e sotme në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës kombëtaren angleze në ndeshjen e fundit në grup.

Sfida nis në orën 18:00 ndërsa janë publikuar edhe formacionet e mundshme me të cilat pritet të zbresin në fushë ekipet.

Anglia eka siguruar kualifikimin si e para në grup ndërsa Kosova mbetet në vendin e tretë pavarësisht rezultatit të sotëm dhe do e kërkojë kualifikimin nëpërmjet ndeshjeve play-off në Ligën e Kombeve, ku është kualifikuar.

Në ndeshjen e vajtjes në Angli, Kosova u mund me rezultatin 5-3 në një sfidë ku pati jo pak spektaël.

Formacionet zyrtare

Kosova: Muriqi – Vojvoda, Rrahmani, Hadërgjonaj, Aliti – Rashica, Celina, V. Berisha, Kololli, Dresheviq – Nuhiu

Anglia: Pope – Alexander-Arnold, Chilwell, Rice, Maguire – Mings, Sterling, Wikns, Oxlade-Chamberlain – Kane, Hudson-Odoi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *