Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes mes Shqipërisë e Francës


Pas gjysmë ore në stadiumin ‘Air Albania’ nis ndeshja e fundit në grup për kualifikueset e Euro 2020 mes Shqipërisë e Francës.

‘Gjelat’ e Deschamps janë të kualifikuar por nuk e kanë siguruar ende vendin e parë.

Shqipëria nga ana tjetër beson ende te vendi i tretë por për këtë duhet që Islanda të mundet në Moldavi ndërsa Shqipëria të fitojë ndaj Francës.

Për ndeshjen e sotme Franca nuk ka të gatshëm Pogba e Coman, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve janë nën urdhrat e trajnerit Deschamps.

Formacionet e mundshme

Shqipëria: Berisha – Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj – Lenjani, Bare, Gjasula, Qose – Manaj, Balaj

Franca: Mandanda – Kimpembe, Varan, Lengle, Sisoko – Toliso, Ben Jeder, Dubo, Mendi – Giroud, Griezmann


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *