Vendosni fjalën kyçe....

Italia “shfrenon fantazinë” ndaj Armenisë, i shënon 9 gola


Italia i ka mbyllur me spektakël kualifikueset për ‘Euro 2020’

Padyshim, Italia e Roberto Mancini do të jetë skuadra për ‘u mposhtur në Kampionatin Evropian.

Italianët e kanë mbyllur fushatën eliminatore me fitore të thellë në shtëpi, e 10-ta në po aq ndeshje në Grupi J.

Në sfidën e fundit, Italia e shkatërroi Armeninë, duke e mposhtur 9-1.

Ciro Immobile 8’ dhe 38’, Nicolo Zaniolo 9’ dhe 64’, Nicolo Barella 29’, Alessio Romagnoli 72’, Jorginho 75’, Riccardo Orsolini 78’ dhe Federico Chiesa 81’ shënuan për fitoren e italianëve.

Kurse golin e nderit për Armeninë e ka realizuar Edgar Babayan 79’.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *