Templates by BIGtheme NET

Kandidati i Hungarisë si zëvendës i Hahn merr dritën jeshile në Parlamentin Evropian

Kandidati për Komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësisë së mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi ka marrë ditën e sotme dritën jeshile nga Komisioni i Parlamentit Europian për Punë të Jashtme.

Dy grupet më të mëdha politike në Parlamentin Evropian deklaruan publikisht se ata do të mbështesin kandidaturën e tij ndaj dhe Komisioneri që do të zëvendësojë Johannes Hahn, pritet të nisë detyrën e tij në 1 dhjetor.

Varhelyi, aktualisht ambasadori i Hungarisë në BE, mori “Ok”-in pasi dha siguri për pavarësinë e tij nga kryeministri Viktor Orban në përgjigje të pyetjeve shtesë nga eurodeputetët.

“Unë nuk do të jem i detyruar dhe as i ndikuar nga ndonjë deklaratë ose qëndrim i ndonjë Kryeministri të ndonjë vendi ose ndonjë përfaqësuesi tjetër të ndonjë qeverie” shkroi Varhelyi në përgjigjet para anëtarëve të komisionit.

Javën e kaluar, eurodeputetët, veçanërisht ata të grupit Socialistë dhe Demokratët nuk pranuan të aprovojnë Varhelyi për shkak të shqetësimeve për pavarësinë e tij. Kritikët akuzojnë kryeministrin hungarez, Viktor Orban për ndërhyrje në Ballkan dhe mbajtjen e një marrëdhënie tepër të ngushtë me presidentin rus Vladimir Putin.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*