Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç del nga spitali, sot gati për punë


Gjendja mjekësore e presidentit serb Aleksandar Vuçiç është e qëndrueshme dhe ai sot ka dalë nga spitali, pas trajtimit në Akademinë Mjekësore Ushtarake (MMA). Ky është lajmi që raportoi Radio Televizioni serb herët këtë mëngjes.

Në fakt vetë Vuçiç pati deklaruar nga spitali se të hënën do të kthehej përsëri në punë.

‘Faleminderit mjekëve dhe stafit të Spitalit Ushtarak. Faleminderit për të gjithë ata që u kujdesën. Do të jem në punë me orar të plotë duke filluar nga e hëna.’ – shkruante ai.

Mediet serbe shkruajnë se presidenti serb u shtrua në spital të premten për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Këshilltarja e Vuçiçit për mediat, Suzana Vasiljevic, tha dy ditë më parë se shëndeti i presidentit ishte i qëndrueshëm, por ai ishte mbajtur në spital si masë paraprake. Sipas mediave serbe, presidenti 49-vjeçar vuan nga presioni i lartë i gjakut.

Një ish- ultra-nacionalist gjatë luftës së viteve 1990 në ish-Jugosllavi, Vuçiç u bë kryeministër në vitin 2014 dhe u zgjodh president në vitin 2017.

Megjithëse mban një pozicion ceremonial në qeverinë serbe, Vuçiç është politikani më i fuqishëm i Serbisë.

Ai ende mban një drejtim të hekurt në Partinë Progresiste Serbe, e cila erdhi në pushtet shtatë vjet më parë duke premtuar se do ta fuste Serbinë në Bashkimin Evropian. Qeveria e Vuçiçit që nga ajo kohë është përballur me akuza për frenimin e lirive të mediave e demokracisë dhe se ka forcuar marrëdhëniet e Serbisë me aleatin sllav Rusinë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *