Bajerni i Mynihut po mendon të marrë trajnerin e shkarkuar të Totenhemit, Poketino.
Argjentinasi u shkarkua ditën e sotme nga klubi londinez me drejtuesit e tij që deklaruan se shkak për këtë ishin rezultatet e dobëta të ekipit.
Bavarezët nga ana e tyre janë në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të kroatit Niko Kovaç dhe deri tani nuk u ka ecur shumë gjuetia.
Sipas mediave sportive gjermane, drejtuesit e klubit bavarez pritet të takohen në ditët në vijim me përfaqësuesin e Poketinos për të folur mbi një marrëveshje të mundshme.