Vendosni fjalën kyçe....

Jose Mourinho emërohet trajneri i ri i Tottenham-it


Jose Mourinho ka zëvendësuar Mauricio Pochettino-n, i cili u shkarkua të martën, si trajner i Tottenham Hotspur dhe ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2022-23.

Ish-tekniku i Manchester United merr përsipër Spurs-at, që aktualisht janë në vendin e 14-të në Premier League dhe nuk kanë fituar në pesë ndeshjet e tyre të fundit.

Shefi i klubit londinez, Daniel Levy, vlerësoi Mourinho-n si një nga menaxherët më të suksesshëm në futboll.

‘Cilësia si në skuadër ashtu edhe në akademi më emocionon. Puna me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr për të pranuar detyrën.’ – tha portugezi. Që prej largimit nga Manchester, Mourinho ka refuzuar një numër të madh ofertash në Kinë, Spanjë dhe Portugali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *