Templates by BIGtheme NET

Besnik Muçi pas shkarkimit: Mbarimin e mandatit tim e thotë Kushtetuta, vijoj detyrën

Besnik Muçi thotë se nuk do të largohet nga zyra dhe se do të vijojë detyrën si anëtar i kësaj gjykate, pavarësisht vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta shkarkuar nga detyra.

“Neni 130 i Kushtetutës thotë që në momentin që kam bërë betimin e kam humbur statusin e prokurorit, në këtë moment KPA nuk ka pas kompetencë të vijojë cështjen time.

Në momentin që ka përfunduar statusi im si prokuror, unë nuk jam më subjekt. KPA.

Mbarimin e mandatit tim e thotë Kushtetuta, e konstaton gjykata kushtetuese me ndryshimet e fundit. Nga momenti i dekretimit, njofoi KLP, i cili e ka njoftuar për dekretin dhe betimin, Ibrahimi me një veprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetjër ka pas detyrimin ligjor të konstatojë mbarimin e mandatit si prokuror.”– tha Muçi në një deklaratë për mediat.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkojë nga detyra Besnik Muçin për shkak të pasurisë.  Problem për Muçin sipas KPA-së, u bë mungesa e të ardhurave për një apartament të deklaruar nga gjyqtari. Sipas trupit gjykues, Muçi ka kryer deklarim të pasaktë të pasurisë së tij dhe të të afërmve.

Kujtojmë se Besnik Muçi, është anëtari i parë që u dekretua nga presidenti Ilir Meta, për Gjykatën Kushtetuese.

Pas shkarkimit të tij, nuk ka vonuar reagimi nga Presidenca.  Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi thotë se ky vendim nuk përbën asnjë surprizë, por e konsideron atë një vendim të turpshëm nga ana e KPA-së.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*