Templates by BIGtheme NET

Finalizohet divorci mes Channing Tatum dhe Jenna Dewan

Finalizohet më në fund divorci mes Channing Tatum dhe Jenna Dewan. Ata donin të ishin beqare në sytë e ligjit dhe një gjykatës sapo ia plotësoi dëshirën.

Çifti kishte paraqitur dokumente gjyqësore duke i kërkuar gjykatës që të finalizojë divorcin ndërsa ata kishin bërë një marrëveshje për pasurinë dhe kujdestarinë e vajzës.

Channing Tatum  kishte 9 vite i martuar me Jenna Deëan, por u ndanë në prill të vitit të kaluar. Pavarësisht se të dy kanë nisur marrëdhënie të reja, ata ende nuk ishin të divorcuar në sytë e ligjit.

TMZ” shkruan se ata të dy kanë vendosur të finalizojnë divorcin vetëm së fundmi, pasi janë të dy në marrëdhënie të reja dhe kjo thjesht i bën gjërat më të lehta mër ta. Po ashtu lë hapur shtegun nëse duan të rimartohen.

Sipas dokumenteve të reja, të paraqitura në gjtkatë nga avokatja e Jenna-s, aktgjykimi për divorc u bë i formës së prerë. Tani ata duhet të punojnë me kujdestarinë dhe çështjet që përfshijnë 6-vjeçaren Everly.

Jenna kohët e fundit njoftoi se ajo dhe i dashuri i saj i ri, Steve Kazee, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Që kur dhanë këtë lajm, kanë nisur të qarkullojnë thashethemet për një fejesë të mundshme së shpejti.

Channing po ashtu ka nisur një lidhje me Jessie J, vetëm pak muaj pas ndarjes.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*