Templates by BIGtheme NET

Alarmi për bombë ishte i rremë, çfarë u gjet brenda çantës së zezë

Pas rreth një ore që kur u zbulua çanta e zezë në Bulevardin “Zogu i Parë”, fare pranë sheshit Skënderbej, xhenierët e policisë kanë bërë të mundur hapjen e kontrolluar të çantës.

Me anë të një roboti është kryer edhe shpërthimi i kontrolluar, por më pas çanta ka rezultuar të jete e mbushur me materiale që shërbejnë për punime hidraulike e mekanike si kaçavida, tela, etj.

Forcat xheniere mbërritën me robot dhe bllokues valësh për të bërë të mundur shpërthimin e komanduar të çantës së dyshimtë, por duket se kjo nuk ka qenë e nevojshme.

“Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli” , ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se:

Pas mbërritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– ka njoftuar policia.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*