I prodhuar për t’i bërë ballë plumbave dhe vareve, dritaret anësore të automjetit futuristik ‘Cybertruck’ të Elon Musk u krisën lehtësisht nga disa topa metalikë të hedhur me dorë gjatë prezantimit pompoz të ‘Tesla’-s.
Inovatori i zjarrtë prezantoi të premten produktin më surreal të ‘Tesla’-s, të quajtur ‘Cybertruck’, duke u mburrur për qëndrueshmërinë e automjetit elektrik. Kohë herë në rolin e një shoëman-i, ai vazhdoi të shfaqë tiparet e tij më të veçanta për shikuesit e pranishëm.
Ndërsa ishte në skenë, Musk i kërkoi Franz von Holzhausen, projektuesi kryesor i ‘Tesla’-s, të godiste derën e kamionit me një vare dhe ai duroi. Por gjërat nuk shkuan mirë kur u përpoq të tregonte se dritaret e mjetit ishin praktikisht të papërshkueshme nga plumbi.
Von Holzhausen me siguri e dinte diçka që të tjerët nuk e dinin, duke e pyetur Muskun: ‘Jeni i sigurt?’ Ndërsa Musk dha lejen, shefi i projektimit hodhi një top metalik në madhësinë e atij të bejzbollit në dritaren e shoferit.
Xhami nuk u copëtua plotësisht, por duket se u kris. Von Holzhausen pastaj hodhi topin përsëri në dritaren e pasagjerit, i cili gjithashtu plasariti.
‘Ka hapësirë për të përmirësuar dhe do e rregullojmë shpejt,’ tha Musk.
Çmimi i makinës pritet të fillojë nga 39.900 mijë dollarë dollarë.