Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk prezanton makinën futuristike, por diçka shkon keq (Video)


I prodhuar për t’i bërë ballë plumbave dhe vareve, dritaret anësore të automjetit futuristik ‘Cybertruck’ të Elon Musk u krisën lehtësisht nga disa topa metalikë të hedhur me dorë gjatë prezantimit pompoz të ‘Tesla’-s.

Inovatori i zjarrtë prezantoi të premten produktin më surreal të ‘Tesla’-s, të quajtur ‘Cybertruck’, duke u mburrur për qëndrueshmërinë e automjetit elektrik. Kohë herë në rolin e një shoëman-i, ai vazhdoi të shfaqë tiparet e tij më të veçanta për shikuesit e pranishëm.

Ndërsa ishte në skenë, Musk i kërkoi Franz von Holzhausen, projektuesi kryesor i ‘Tesla’-s, të godiste derën e kamionit me një vare dhe ai duroi. Por gjërat nuk shkuan mirë kur u përpoq të tregonte se dritaret e mjetit ishin praktikisht të papërshkueshme nga plumbi.

Von Holzhausen me siguri e dinte diçka që të tjerët nuk e dinin, duke e pyetur Muskun: ‘Jeni i sigurt?’ Ndërsa Musk dha lejen, shefi i projektimit hodhi një top metalik në madhësinë e atij të bejzbollit në dritaren e shoferit.

Xhami nuk u copëtua plotësisht, por duket se u kris. Von Holzhausen pastaj hodhi topin përsëri në dritaren e pasagjerit, i cili gjithashtu plasariti.

‘Ka hapësirë ​​për të përmirësuar dhe do e rregullojmë shpejt,’ tha Musk.

Çmimi i makinës pritet të fillojë nga 39.900 mijë dollarë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *