Templates by BIGtheme NET

Gëlltiten papritmas nga gropa në rrugë, nënë e bijë përfundojnë poshtë me gjithë makinë

Një nënë dhe bija e saj duke vozitur rastësisht nëpër rrugët e Flores da Cunha në Brazil u gëlltitën nga një gropë gjigante që papritmas u hap në rrugën para tyre.

Vanessa Cavagnolli, 34 vjeç, pësoi një hundë të thyer dhe vajza e saj Andressa Carnesela, 12 vjeçe, pësoi dëmtime të vogla, në incidentin dramatik në rajonin Rio Grande do Sul të martën.

Pamjet e ‘CCTV’ nga rruga tregojnë se rruga u shpërbë pasi një kamion i rëndë ndërtimi që mbante argjilë kaloi mbi të.

Shoferi menjëherë pas kamionit i shmanget rrezikut, por Cavagnolli padashur shpejtoi drejt humnerës. Fatmirësisht, Cavagnolli shpëtoi e padëmtuar dhe mund të shihej duke dalë nga automjeti i saj e tronditur ndaj asaj që sapo kishte ndodhur.

Një kalimtar e ndihmoi atë dhe vajzën e saj të dilnin vrima, duke i dërguar në spital.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*