Vendosni fjalën kyçe....

Kapet durrsaku i kërkuar nga Italia, si pjesë e organizatës kriminale


Arrestohet një tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane në Durrës. Në kuadër të operacionit “Ekstradimi”, u kap me qëllim ekstradimi drejt Italisë një person i akuzuar për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet i ditur, por jepen vetëm inicialet e tij S.J.

Detajet e policisë

Finalizohet operacioni “Ekstradimi”, zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuari për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, në kuadër të operacionit “Ekstradimi”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit S.J., banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit,Itali, me vendimin Nr.7855/17, datë 17.07.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale” parashikuar nga Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *