Templates by BIGtheme NET

Modelja e “Playboy” refuzon postin e rëndësishëm në politikën ruse: Nuk dua të jem shpërqendrim

Maria Liman, e konsideruar si një nga tifozet më seksi të Kupës së Botës në vitin 2018, ka zbuluar se i kanë ofruar detyrën e zëdhënëses së partisë politike ruse LDPR, por ajo e hodhi poshtë këtë ofertë pasi mendon se do të ishte shumë “shpërqendruese”.

25-vjeçarja fitoi shumë famë gjatë Kampionatit Botëror vitin e kaluar në Rusi, për shkak të veshjeve të saj krijuese dhe atdhetare.

Pas disa paraqitjeve televizive fitoi mjaft vëmendje, përfshirë dhe nga partia opozitare ruse LDPR në qytetin e saj të lindjes, Rostov-on-Don.

“Jeta ime është plotësisht e kanalizuar në karrierën time të aktrimit, politika nuk ka qenë kurrë interesante për mua. Unë e kuptoj se si do të më shihnin njerëzit dhe nuk kam asnjë ide mbi fushën. Nuk dua të jem shpërqendrim për njerëzit”-  tha modelja e Playboy, citon RT.

Komediani Pavel Volya vuri në dukje se partitë politike emërojnë modele të pakualifikuara në pozicione të rëndësishme, duke u përpjekur të përdorin bukurinë për vota, dhe Liman ra dakord.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*