Templates by BIGtheme NET

Po e prisnin në lulishten e picerisë, si u zbuluan tre personat që dyshohet se shpërndanin kokainë

Policia e Lezhës ka finalizuar një operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta duke arrestuar tre persona.

Tre personat janë kapur në lulishten e një picerie në Lezhë, e cila ishte vendosur si pikëtakimi. 39 vjecarit me inicialet D.A, iu gjetën dhe 160 gramë kokainë, të cilën dyshohet se do ta shpërndante në doza të vogla. Dy personat e tjerë K. Q. dhe E. H., po e prisnin sëbashkubrenda një automjeti të parkuar pranë lulishtes së picerisë.

Detajet e policisë

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas që levizte nga Tirana në drejtim të Lezhës posedonte lëndë narkotike, me qëllim shpërndarjen në Ishull Lezhë dhe në qytetin e Lezhës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Ishulli”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës;
-E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;
K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë;

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin e personit të dyshuar dhe kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë. Gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, të cilën do ta shpërndante në doza të vogla.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi edhe i dy bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e prisnin në lulishten e picerisë, me një automjet që drejtohej nga shtetasi K. Q. dhe pasagjer E. H., të cilët së bashku do ta shpërndanin lëndën narkotike në doza.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*