Templates by BIGtheme NET

U tall me vajzën e tyre në transmetim direkt, Kate Middleton dhe princi William i tregojnë vendin moderatorit

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit duket se nuk janë impresionuar nga shakaja e fundit e prezantuesit të “BBC Radio 1”, Greg James në ditën e parë të shkollës të vajzës së tyre, princeshës Charlotte.

Gjatë transmetimit direkt, moderatori u habit nga takimi i princeshës së vogël me stafin e shkollës.

“Kush dreqin shtrëngon duart me mësuesen në ditën e parë të shkollës?”– tha James, citon Hello Magazine. Kjo fjali duket se nuk ka tingëlluar mirë për familjen mbretërore.

Disa javë më vonë, Greg u ftua në Pallatin Mbretëror ku dukesha Kate Middleton i tregoi vendin dhe moderatori u detyrua të kërkojë falje.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*