Templates by BIGtheme NET

Ankimimi i Vetëvendosjes në Gjykatën Supreme, shtyhet publikimi i rezultateve zgjedhore në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk do i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve deri sa Gjykata Supreme të vendosë për këtë gjë.

Kjo lëvizje vjen pas përfundimit të rinumërimit të 1409 vendvotimeve. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë ankimim në Gjykatën Supreme dhe deri në vendimin e kësaj të fundit, KQZ-ja do duhet të presë.

‘Më lejoni t’iu informoj se kemi marrë konfirmim se në Gjykatën Supreme është parashtruar ankesë ndaj vendimit të një dite më herët të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, prandaj, rezultatet pas procesit të rinumërimit nuk mund t’i publikojmë në këtë fazë’, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*