Templates by BIGtheme NET

E mërkura shpallet ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri

E mërkura është shpallur ditë zie në Kosovë.

Presidenti Thaçi e ka shpallur 27 nëntorin ditë zie në nderim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

‘Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, dita e mërkurë, 27 nëntor 2019, shpallet ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar’, thuhet ndër të tjera në vendimin e Thaçit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*