Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Mbrojtjes deri tani konfirmon tre viktima


Deri më tani Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar vdekjen e tre personave. E fundit është një grua në Thumanë e cila fatkeqësisht është nxjerrë e pajetë nga ekipet e kërkimit.

Më herët ministria e Mbrojtjes konfirmoi zyrtarisht vdekjet e dy personave, një në Thumanë dhe një në Kurbin.

Situata paraqitet e vështirë edhe për ekipet e kërkimit, të cilët disa herë janë larguar nga rrënojat për shkak të lëkundjeve të njëpasnjëshme. Dy fëmijë thuhet se janë ende nën rrënoja.

Vetëm pak më herët një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur përsëri vendin duke rrezikuar situatën e banorëve nën rrënoja por edhe të ekipeve të shpëtimit.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklarate paralajmëroi vetëm pak më herët se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme të tjera.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *