Vendosni fjalën kyçe....

Plotësohen kapacitetet në Parkun e Prizrenit, strehohen 500 persona


Parku i Inovacionit në Prizren është mbushur në kapacitetet e tij maksimale. Kjo është bërë e ditur nga kryebashkiaku i Prizrenit, Mytahe Haskuka, sipas të cilit në këtë park janë strehuar 500 persona.

Ai ka deklaruar se po shihet mundësia për të ndërtuar aty një kuzhinë të lëvizshme, duke qenë se nuk mund të vijohet me ushqimet e gatshme që vijnë nga dhuruesit.

Haskuka tha se personat do ndihmohen edhe për sa i përket anës psikologjike ndërsa deklaroi se familjet e tjera që mund të vijnë nga Shqipëria do strehohen në vende të tjera ose në familje të ndryshme në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *