Templates by BIGtheme NET

Largimi i Emery, dy trajnerët italianë alternativat më të mundshme për zëvendësim

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, dhe trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, konsiderohet dy pretendentët favoritë për të qenë pasardhës të Unai Emeryt në postin e trajnerit të Arsenalit.

Humbja e së enjtes me rezultat 2:1 kundër Eintracht Frankfurtit në Ligën e Evropës rezultoi të ketë qenë ndeshja e fundit e Unai Emerys si trajner i Arsenalit, ndërsa tani klubi londinez është në kërkim të një trajneri të ri, transmeton Gazeta Express.

E përditshmja angleze, The Telegraph, raporton se Arsenali është duke e vëzhguar Carlo Ancelottin, i cili po kalon nëpër një periudhë të veçantë në Sao Paolo.

Megjithatë, Napoli do të kërkojë dëmshpërblim me shumë të madhe parash nëse Arsenali vendos t’ua rrëmbejë trajnerin, pasi që kontrata e italianit me Napolin është e vlefshme deri në vitin 2021.

Në anën tjetër, ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit, Massimiliano Allegri, po konsiderohet njëri ndër favoritët nga bastoret, pasi që ai ka mbetur pa punë që nga fundi i sezonit të kaluar.

Allegri ishte përfolur për postin e trajnerit të Arsenalit edhe në maj të vitit 2018, kur u bë e ditur se Arsene Wenger s’do ta vazhdonte më karrierën e tij në Emirates, para se Emery të emërohej në atë pozitë.

Tani, favoriti sipas bastoreve është trajneri i Wolves, Nuno Espirito Santo, ndërsa po përflitet edhe për Mauricion Pochettinon, që u shkarkua nga Tottenhami javën e kaluar, dhe legjendën e Arsenalit, Patrick Vieiran. 

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*