Vendosni fjalën kyçe....

Liverpuli “vret” kampionatin, shkon në 11 pikë largësia nga Mançester Siti


Liverpuli ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Brajtonit në kampionat duke hedhur një hap vendimtar drejt titullit kampion që mungon në raftin e ‘të kuqve’ që prej vitit të largët 1990.

Edhe pse me një lojtar mangët, pas daljes me karton të kuq të portierit Beker në minutën e 77-trë, Liverpuli arriti të rezistonte dhe suksesi i tij vlen dyfish duke qenë se rivali kryesor, Mançester Siti barazoi në transfertë ndaj Njukasëll.

Me këto rezultat, largësia mes ekipeve në renditje shkon në 11 pikë duke bërë që Liverpuli të ketë një largësi të konsiderueshme nga ndjekësit kryesorë edhe pse Lesteri e Çelsi e ndjekin këmba-këmbës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *