Templates by BIGtheme NET

Shkojnë të vjedhin bankomatin, por i vënë më shumë eksploziv se duhej (Video)

Një përpjekje për grabitje në një bankë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, shkoi keq pasi grabitësit hodhën në erë bankomatin por gabimisht përdorën më shumë eksploziv nga sa duhej.

Shpërthimi që tronditi Kievin herët në mëngjesin e së shtunës ishte aq i fuqishëm sa që bëri që të shembet tavani dhe dera dhe dritaret e bankomatit si dhe degës së bankës.

Nga shpërthimi bankomati u copëtua, me kartëmonedha të shumta të shpërndara në të gjithë vendin. Sipas policisë, grabitësit kanë arritur të marrin me shpejtësi të hollat e shpërndara përreth para se të iknin.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*