Templates by BIGtheme NET

Kryebashkiakja e Durrësit jep dorëheqjen pas gafës së rëndë

Kryebashkiakja e Durrësit ka dhënë dorëheqjen pas gafës së rëndë që bëri një ditë më parë, kur tha se është e kënaqur me 50 viktima nga tërmeti.

” E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, shkruan Sako.

Valbona Sako tërhoqi kritika rreth vetes gjatë një interviste për televizionin “Top Channel”, ku deklaroi: “Për hir të së vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por që jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në rastet e tjera kanë qenë mbi 1000 viktima”.

Këto fjalë nuk u pritën mirë nga qytetarët, madje as toni i zërit me të cilin po fliste kryebashkiakja dhe të shumtë ishin ata që i kërkuan dorëheqjen./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*