Templates by BIGtheme NET

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë pas tërmetit me 51 viktima

Pas tërmetit që mori jetët e 50 qytetarëve, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

“‘Në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të mediave në lidhje me një mbledhje të mundshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ju sqaroj se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të thërrasë nesër mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në orën më të përshtatshme, në varësi të situatës.”-, shkruan Blushi.

Tërmeti me magnitudë 6.4 i mëngjesit të së martës së 26 nëntorit, ka marrë jetët e 51 personave, ndërsa janë plagosur rreth 700 të tjerë.

Mijëra qytetarë në qarqet e Durrësit, Tiranës e Lezhës kanë mbetur të pastrehë për shkak të dëmtimit të banesave.

Sipas zyrës së ministrit të caktuar për adresimin e pasojave të tërmetit, Bledi Çuçi janë strehuar në struktura hoteliere 2,843 qytetarë në Durrës, Tiranë, Shëngjin, Shkodër, Vlorë, Pogradec, Gjirokastër dhe Kukës.

Sot u miratua në Mbledhjen e Qeverisë Vendimi për mekanzimin i cili mundëson mbulimin e kostove për akomodimin dhe ushqimin pranë strukturave hoteliere./Hashtag.al

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*