Templates by BIGtheme NET

Presidenti i Maqedonisë së Veriut kundër “mini-shengenti” si alternativë e BE-së

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson lartë rolin e Bullgarisë dhe Greqisë për të nxjerrë vendin nga izolimi ndërkombëtar në të cilin e kishte zhytur, siç thotë ai, regjimi i Nikolla Gruevskit. Në një intervistë për agjencinë bullgare “Bgnes”, Pendarovski thotë se në atë periudhë ishte perdorur propagandë antibullgare dhe me qëllim ishte lënë pas dorë zhvillimi i infrastrukturës mes dy vendeve.

Nuk është i tepërt kualifikimi që bën shpesh Zoran Zaev për rolin e Bojko Borisovit dhe qeverisë aktuale bullgare kur thotë se bashkë me Ciprasin, ata, bashkë me fuqinë e brendshme këtu, ndihmuan të dalim më shpejt nga izolimi ndërkombëtar… Ne sapo kishim dalë nga një regjim autokrat i Nikolla Gruevskit i cili nuk ishte vetëm anti-perëndimor, por edhe anti-shqiptar dhe anti-bullgar. Ai ishte devijimi më i madh historik që lideri i VMRO-së historike ta ketë më të afërt Beogradin se Sofjen”-tha Stevo Pendarovski, President, raporton Alstat-M.

Për VMRO-DPMNE-në dhe kreun e saj Hristijan Mickoski, deklarata e Pendarovskit interpretohet si retorikë në shërbim të politikave dhe fushatës së LSDM-së. Pendarovski nuk e mbështet idenë e Mini-Shengenit midis vendeve të Ballkanit nëse kjo nënkupton organizim alternative si kompensim për mos-anëtarësim në BE.

Kur e pash propozimin fillestar për “Mini-Shengenin” i cili thotë se në thelb janë të ashtuquajturat katër të drejtat që janë shtylla të BE-së megjithatë edhe katër elementet në zonën ekonomike evropiane, thash, nëse ky është kompensim për anëtarësim do të them “jo”, faleminderit për këtë iniciativë. Këtë ja propozova edhe kryeministrit Zaev por edhe në takimin e liderëve të partive relevante tek unë, ku diskutuam se çfarë pas “jo”-së nga BE-ja”-pohoi Stevo Pendarovski, President.

Pendarovski mendon se BE-ja e ka kuptuar gabimin e tetorit kur nuk dha datë për fillimin e negociatave.

Në politikë, posaçërisht në politikën ndërkombëtare, është rregull numër një, nëse një organizatë ose shtet më i madh len hapësirë bosh, atë do ta mbushë një vend tjetër. Në këtë situatë, nëse BE-ja e len këtë hapësirë, jo vetëm Maqedoninë e Veriut por edhe gjithë Ballkanin perëndimor, ka vakum strategjik i cili patjetër do të mbushet nga vende të tjera për një periudhë të shpejtë”-tha Stevo Pendarovski, President.

Presidenti paralajmëron takim me homologun e tij bullgar Rumen Radev pasi Komisioni i përbashkët për vlerësimin e fakteve historike të ketë sjellë rezultate konkrete nga puna e tyre.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*