Templates by BIGtheme NET

Akuza për vjedhje makinash dhe banesash, arrestohen 4 shtetas shqiptarë në Itali

Katër shqiptarë, dy banorë në Prato dhe dy në Monsummano, u arrestuan sot nga policia italiane në Pistoia, pas një urdhër arrestimi nga ana e gjykatës.

Të katër shqiptarët akuzohen për të paktën tetë vjedhje, të kryera nga shkurti i këtij viti në provincat e Prato, Firence, Pistoia dhe Pisa.

Katër të arrestuarit janë vëllezërit Ernest dhe Brigel Shehu, të moshës 31 dhe 35 vjeç, si dhe Eri Bibaj, 32 vjeç, dhe Roland Zyba, 25 vjeç, ky i fundit me vendbanim në Monsummano. Vetëm Bibaj u arrestua në shtëpinë e tij, ndërsa tre të tjerët ishin tashmë në burg për vepra të tjera. Shqiptarët akuzohen për vjedhje makinash si Opel Corsa, Audi Q5, Audi A4. ndërsa kanë kryer vjedhje edhe nëpër shtëpi kryesisht stoli dhe para.

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*