Vendosni fjalën kyçe....

Australiania mbijeton 12 ditë në shkretëtirë


Gjendet e gjallë një grua e cila kishte mbetur e bllokuar për 12 ditë në zonat e largëta të Australisë. Ajo tha se mbijetoi duke ngrënë biskota dhe duke pirë nga një vrimë uji që kishte gjetur.

Gruaja e quajtur Tamra McBeath-Riley ishte me dy persona të tjerë kur makina e tyre u bllokua në një lumë, shkruan BBC.

Grupi u nda në drejtime të ndryshme për të marrë ndihmë, por zonja McBeath-Riley nuk u largua nga makina nga frika se qeni i saj nuk e përballonte dot një udhëtim të tillë. Kështu ajo qëndroi afër makinës së saj, ku kishte edhe një burim të vogël uji.

Policia tha se ata mund të vuajnë nga dehidratimi, pasi u bllokuan për 13 ditë në shkretëtirë.

Gruaja 52-vjeçare ishte nisur me dy të tjerë, Claire Hockridge dhe Phu Tran, në të njëjtën makinë më 19 nëntor për në pjesën veriore të Australisë.

Ata kishin me vete dhe qenin e zonjës McBeath-Riley, Raya.

Duke folur para reporterëve jashtë spitalit, zonja tha që grupi kishte qëndruar në makinë për rreth tre ditë.

“Ne u përpoqëm shumë herë të dilnim, por thjesht nuk mund të dilnim, lumi ishte thjesht shumë i madh. Gjatë ditës është vërtet e nxehtë, kështu që futeshim nën makinë. Natën mund të flinim në makinë.”- tha ajo.

Ata i harxhuan të gjitha furnizimet e tyre që kishin në makinë, ujin, disa vodka të akullta, biskota. Më pas gjetën një burim të vogël uji në shkretëtirë, ujin e të cilit e kullonin me një rrobë.

Policia australiane dërgoi helikopterë për t’i kërkuar tre personat e humbur, ndërsa e gjetën zonjën McBeath-Riley rreth 1 kilometër e gjysmë larg automjetit. Kërkimet për dy personat e tjerë vijojnë ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *