Templates by BIGtheme NET

“Digjeni tim bir siç dogji” – Flet nëna e një prej të akuzuarve për krimin makabër që tronditi Indinë

Familjet e katër burrave të akuzuar për përdhunim në grup, vrasje dhe përdhosje të 35-vjeçare Priyanka Reddy në një rast i cili ka tronditur tërë Indinë, kanë bërë thirrje që djemtë e tyre të varen dhe të digjen për ato që vepruan.

Katër burrat e akuzuar aktualisht janë në paraburgim për krimin barbar janë Mohammad Pasha, Jollu Shiva, Jollu Naveen dhe Chintakunta Chennakeshavulu. Secila prej familjeve të tyre është përballur me poshtërimin e publikut dhe një kontroll të ashpër pas krimit shkatërrues.

‘Nëse djali im ka gabuar, digje atë ashtu sic dogji. A nuk është viktima gjithashtu vajza e një nëne? Unë vuaj sot, mund ta imagjinoj se çfarë po kalon nëna e vajzës,’ tha nëna e Chennakesavulu, Jayamma.

‘Vareni, vriteni ose qëllojeni për vdekje. Jpni çfarëdo ndëshkimi. Edhe unë kam një vajzë,’ shtoi ajo për mediat.

‘Mos bëni asgjë. Vetëm Zoti e di.’ – tha nëna e të akuzuarit Shiva, duke i bërë jehonë komenteve të bëra nga prindërit e të akuzuarit Mohammad. Jollu Shiva i cili dyshohet se vodhi biçikletën e Reddy dhe bleu benzinën e përdorur për të djegur eshtrat e saj është mohuar nga familja e tij.

“Unë nuk dua të bëj asgjë me djalin tim. Unë e kam mohuar atë. Unë nuk do të shkoj në gjyq kur të fillojë gjyqi. Ai është i vdekur për mua,‘ tha Jollu Rajappa, babai i Shivait, duke shtuar se familja e tij është përballur me poshtërim dhe ndeshkim publik pasi u pohua se djali i tyre kishte marrë pjesë në krimin e tmerrshëm.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*